Zvicra do t'i bashkohet Organizatës Evropiane të Sigurisë Kibernetike (ECSO) për të forcuar mbrojtjen e vendit neutral kundër hakerëve dhe sulmeve në internet, ka bërë të ditur qeveria të mërkurën.
Nëpërmjet anëtarësimit, qeveria do të marrë informacion rreth vendimeve dhe zhvillimeve aktuale të teknologjisë, si dhe do të ketë qasje në rrjetet e ekspertëve, ka bërë të ditur Berni zyrtar në një deklaratë, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOrganizata ECSO përbehet nga 300 anëtarë ku përfshihen kompani të mëdha dhe të vogla, si dhe universitete dhe qendra kërkimore dhe qeveri evropiane.
Në fillim të këtij viti, Zvicra regjistroi një rritje të sulmeve kibernetike dhe dezinformimit në prag të një samiti që synonte të krijonte një shteg për paqen në Ukrainë.