Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zjarri rrezikon shtëpitë në juglindje të Athinës

Zjarr ne Athine

Foto: Associated Press

Një zjarr i madh që po përhapej me shpejtësi, i nxitur nga temperaturat e larta dhe erërat e forta, detyroi autoritetet të urdhërojnë evakuime në juglindje të Athinës, Greqi, të premten, raporton AP.

Zjarri u përhap në zonën e Kerateas, duke përfshirë një territor me disa shtëpi të shpërndara, rreth 40 kilometra larg kryeqytetit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Autoritetet angazhuan 190 zjarrfikës, të mbështetur nga 44 mjete dhe njësi vullnetarësh për të luftuar flakët.

Policia njoftoi se banorët e moshuar u evakuuan të parët, pasi u dërguan sinjalizime nëpërmjet celularëve.

Policia bllokoi trafikun rreth zonës së zjarrit për të lejuar kalimin e mjeteve zjarrfikëse dhe cisternave me ujë.

Edhe në Francë, alarmi për përhapjen e zjarreve mbetet i lartë.