Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zjarri masiv përhapet në një universitet në Itali, evakuohen studentët

Zjarr ne Fakultetin e Bujqesise ne Universitetin e Tuscias

Një zjarr masiv ka përfshirë të mërkurën kampusin e Fakultetit të Bujqësisë në Universitetin e Tuscias, në qytetin italian të Viterbos, duke nxitur evakuimin e studentëve, pedagogëve dhe stafit të fakultetit.
Videot dramatike kanë treguar për flakë dhe tym të zi, të dukshëm nga dhjetëra kilometra larg, raporton agjencia “ANSA”. 

Sipas raportimeve, kati i dytë i ndërtesës së fakultetit është shembur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq, zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, si dhe janë duke punuar intensivisht për shuarjen e flakëve.