Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Statistikat e veçanta – Si i shënoi Messi 900 gola?

Lionel Messi

Superylli argjentinas, Lionel Messi, ka arritur në shifrën e 900 golave në karrierë. 

Ai e shënoi golin jubilar në barazimin 1:1 të Inter Miamit me skuadrën Nashville. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Messi shënoi në minutën e shtatë për 1:0 të mërkurën pas mesnate, por skuadra e tij u eliminua nga Kupa e Kampionëve të zonës CONCACAF. 

Por, si e arriti Messi këtë shifër të jashtëzakonshme të golave të shënuar? 

“Opta” në platformën “X”, ka paraqitur mënyrën e golave të shënuar nga Messi. 

“Messi i ka shënuar 755 nga 900 golat në total, me këmbën e majtë. Ai i ka edhe 111 gola me këmbën e djathtë, 30 i ka shënuar me kokë dhe katër golat e tjerë janë llogaritur si ‘ndryshe’. Messi i ka 724 gola të shënuar nga brenda zonës së 16 metërshit, ndërsa 176 gola të tjerë i ka realizuar nga jashtë zonës. Messi i ka realizuar 112 penallti dhe 70 herë realizoi nga gjuajtjet e lira”, ka shkruar “Opta” të enjten. 

Po ashtu, kjo faqe që merret me statistikat e lojtarëve, ka paraqitur edhe ekipet ndaj të cilave, Messi ka realizuar më së shumti gola. 

“Ekipet të cilave Messi u ka shënuar më së shumti gola në karrierë janë: Sevilla 25, Athletic Bilbao 24, Atletico Madrid 23, Valencia 18, Real Madrid 17 dhe Levante 16”, ka shkruar “Opta”. 

Shifrën e 900 golave në karrierë e ka arritur dhe e ka kaluar vetëm Cristiano Ronaldo. 

Ronaldo, 41-vjeçar, i ka 959 gola në total. 

Për sulmuesin legjendar, Pele, thuhet se i ka shënuar mbi 1000 gola në karrierën me Brazilin, Santosin dhe Neë York Cosmosin. Por, në statistikat zyrtare, shkruhet se Pele i ka vetëm 778 gola në total. 
Ndërkohë, heroi i Brazilit në Kupën e Botës 1994, Romario, i ka 785 gola gjithsej.