Robert Francis Prevost nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zgjedhur papa i 267-të në histori. 69-vjeçari nga Chicago është Papa i parë nga SHBA-ja. Ai do të njihet si Leo XIV. Konsiderohet si lider me eksperiencë të madhe që ka kaluar të gjithë karrierën në Amerikën Latine dhe ka shërbyer në zyrën e Vatikanit. Pritet të jetë vazhdues i reformave të nisura nga Papa Françesku

 

Trumpi: Nder i madh që Papa i ri është amerikan

56 min. më parë / 8 maj 2025 19:49
Donald Trump

Photo: Associated Press

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka uruar Papën e ri Leo XIV. Trump në një postim në “Truth Social” ka thënë se është nder i madh për SHBA-në, që Papa i ri është nga SHBA-ja. 

“Urime kardinalit Robert Francis Prevost, që vetëm sa është zgjedhur Papë. Nder i madh me të mësuar se është Papa i parë amerikan. Çfarë emocioni, çfarë nderi i madh për vendin tonë. Pres me padurim të takohem me Papën Leo XIV. Do të jetë një moment shumë domethënës”, ka shkruar Trump. 

“Paqja qoftë me ju”, fjalët e para të Papës së ri

1 o. më parë / 8 maj 2025 19:31
Papa Leo XIV i

Photo: Associated Press

Papa Leo XIV i është drejtuar për herë të parë turmës së mbledhur në Vatikan.

“Paqja qoftë me ju” ishin fjalët e para pas prezantimit si papë.

“Do të doja të ofroja një përshëndetje paqeje për familjet tuaja, të gjithë ju, kudo që jeni. Paqja qoftë me ju”, ka thënë ai.

Ai ka bërë thirrje që Kisha Katolike të “ndërtojë ura” dhe të angazhohet në dialog. 

Robert Prevost - Papa i ri

1 o. më parë / 8 maj 2025 19:14
Robert PRevost

Photo: Associated Press

Kardinali Robert Francis Prevost nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zgjedhur papa i 267-të në histori. 

69-vjeçari nga Chicago është Papa i parë nga SHBA-ja. Ai do të njihet si Leo XIV.

Konsiderohet si lider me eksperiencë të madhe që ka kaluar të gjithë karrierën në Amerikën Latine dhe ka shërbyer në zyrën e Vatikanit. Pritet të jetë vazhdues i reformave të nisura nga Papa Françesku.

Ka shërbyer për dy dekada në Peru.

“E konsideroj veten si misionar. Thirrja ime është si ajo e çdo krishterit, të jem misionar, ta shpall Ungjillin kudo që të jesh”, pati thënë ai në një intervistë të fundit për Vatikan News.

Çka simbolizon emri Leo i Papës së ri

Emri është nderim për Shën Leonin e Madh, duke sinjalizuar vazhdimësi me qëndrimet e tij të forta tradicionale të ruajtjes së parimeve të Kishës.
 

Kush e prezanton Papën e ri?

1 o. më parë / 8 maj 2025 19:09
Dominique Mamberti

Photo: Associated Press

Do të jetë kardinali francez Dominique Mamberti që do ta prezantojë Papën e ri para botës.

Ai do ta përdorë frazën historike “Habemus Papam!” (Kemi një Papë).

Kjo mund të ndryshojë vetëm nëse është Mamberti personi i zgjedhur për Papë.

Këtu do të shihet për herë të parë Papa i ri

2 o. më parë / 8 maj 2025 18:43
Ballkoni

Udhëheqësi i 267-të i Kishës Katolike do të shfaqet së shpejti në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit dhe do të prezantohet para botës.

Pamja e parë vlen shumë. Kur Papa Françesku ishte prezantuar më 2013, ai ishte shfaqur në rroba të thjeshta të bardha, krejt ndryshe prej pararendësve.

Ai pati zgjedhur emrin Françesku në nder të Françeskut të Azisit.

Françesku i ishte adresuar turmës me përshëndetjen e thjeshtë në gjuhën italiane “Buona Sera” (Mirëmbrëma).

Bota po e pret emrin e Papës së ri

2 o. më parë / 8 maj 2025 18:32
Papa

Photo: Associated Press

Emri i Papës së ri do të bëhet i ditur pas pak kur top-kardinali do të brohorasë “Habemus papam!” që nga latinishtja nënkupton “Kemi një Papë”. Aty do të bëhet i ditur emri i Papës së ri.

Një total prej 133 kardinalësh nga 70 vende u mblodhën në Kapelën Sistine të Vatikanit për të votuar për një kryesues të ri të 1.4 miliardë katolikëve të botës. Kjo konklavë është më e larmishmja gjeografikisht në historinë 2000-vjeçare të besimit, në krahasim me 115 nga 48 vende sa morën pjesë në konklavën e vitit 2013, që është një rritje e cila pasqyron përpjekjet e ish-Papës Françesku për të zgjeruar ndikimin e kishës në rajone të largëta me pak katolikë.

Papa i ri do ta zëvendësojë Papa Françeskun që vdiq më 21 prill.

Tashmë turma njerëzish janë mbledhur në shesh dhe po presin emrin e Papës së ri.