Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka thënë faqes së lajmeve Axios se do të ishte gati të jepte dorëheqjen nga posti, pasi të mbaronte lufta me Rusinë.
"Qëllimi im është të përfundoj luftën, jo të vazhdoj të kandidoj për poste”, ka cituar Axios Zelenksyn.
Moska zyrtare e ka quajtur vazhdimisht jolegjitim Zelenskyn për shkak se atij i ka përfunduar mandati i presidentit, mirëpo Ukraina nuk mund të zhvillojë zgjedhje sepse ka futur në fuqi ligjin ushtarak prej që ka nisur pushtimi rus.
Parlamenti i Ukrainës, Verkhovna Rada, ka miratuar në shkur të këtij viti një rezolutë që zgjat mandatin e Zelenskyt deri në heqjen e ligjit ushtarak.
-
Zelensky thotë se është gati për zgjedhje dhe kërkon ndihmë për t'i siguruar
-
Zelensky: Ukraina vendos se kush e përfaqëson Evropën në bisedime me Rusinë
-
Zelensky i propozon takim sy më sy Putinit për t’i dhënë fund luftës
-
Zelensky thotë se Ukraina s’mund të presë që të përfundojë lufta me Iranin
-
Zelensky planifikon ta shpallë më 24 shkurt planin për zgjedhje presidenciale