Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të martën se Ukraina do të përpiqet të "riaktivizojë" procesin diplomatik për t'i dhënë fund luftës së vendit të tij me Rusinë.
"Është e rëndësishme të kemi mbështetje për këtë", ka thënë Zelensky në një konferencë shtypi në Madrid së bashku me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë vonë, ai ka thënë se planifikonte të diskutonte me presidentin e Turqisë, Tayyip Erdogan, të mërkurën se si të arrijë një "paqe të drejtë" në Ukrainë.
Turqia ishte vendi i bisedimeve midis përfaqësuesve ukrainas dhe rusë në pranverën e vitit 2022, si dhe në fillim të këtij viti, por ata nuk arritën të sillnin fundin e luftimeve.
"Mendoj se ky (takimi me Erdoganin) do të jetë i mjaftueshëm për një diskutim thelbësor", ka thënë ai.
"Kemi disa qëndrime dhe sinjale nga SHBA-ja, do ta shohim nesër", ka shtuar Zelensky pa dhënë detaje.