Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Xhihadi Islamik Palestinez lanson raketa në drejtim të Izraelit

Irone Dome i Izraelit duke kapur raketat palestineze

Foto: Ilustrim

Foto: Associated Press

Grupi Xhihadi Islamik Palestinez ka thënë se pjesëtarët e tij kanë lansuar raketa nga Gaza në drejtim të jugut të Izraelit të hënën në reagim ndaj sulmeve ajrore izraelite në territorin palestinez. 

Grupi ka thënë se ka shënjestruar Sderotin, Nir Amin dhe Gaza Envelopen me një mori raketash. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gaza envelope” është  zona në jug të Izraelit afër Gazas. 

Xhihadi Islamik Palestinez është fraksioni i dytë më i madh i armatosur në Gaza pas Hamasit. 

Në jug të Izraelit janë lëshuar sirenat, ndërsa sistemi i mbrojtjes Iron Dome është parë duke shkatërruar raketat që po shkonin në drejtim të Izraelit.