Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka kërkuar Iranit “të bëhet i zgjuar së shpejti” dhe të nënshkruajë një marrëveshje, pas disa ditësh bllokimi në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit dhe një raporti mediatik se SHBA-të do të zgjasin bllokadën e porteve të Iranit.
Wall Street Journal (WSJ) ka cituar zyrtarë amerikanë të kenë thënë se presidenti kishte udhëzuar ndihmësit të përgatiteshin për një bllokadë të zgjatur të porteve të Iranit në një përpjekje për ta detyruar Teheranin të kapitullonte.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtarët kanë thënë se Trumpi kishte zgjedhur të vazhdonte të shtrëngonte ekonominë dhe eksportet e naftës së Iranit me bllokadën, pasi opsionet e tij të tjera, rifillimi i bombardimeve ose largimi nga konflikti, mbartnin më shumë rrezik, sipas WSJ.
“Ata nuk dinë si të nënshkruajnë një marrëveshje jo-bërthamore. Më mirë të bëhen të zgjuar së shpejti!”, ka shkruar Trumpi në postim, pa shpjeguar se çfarë do të përfshinte një marrëveshje e tillë.
Irani dëshiron një lloj njohjeje nga SHBA-ja të së drejtës së tij për të pasuruar uranium për atë që i quan qëllime paqësore dhe civile.