Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi “me armë në dorë” paralajmëron Iranin

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ri për Iranin të mërkurën.

Në një postim në Truth Social, presidenti ka postuar një fotografi të montuar të tij, ku duket me armë në dorë teksa prapa tij, shihen bombardime.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E për Iranin ka shkruar se duhet të bëhet i zgjuar sa më shpejt.

“Irani nuk po arrin të marrë veten. Nuk dinë si të nënshkruajnë një marrëveshje jo-bërthamore. Më mirë të bëhen të zgjuar sa më shpejt!”, ka shkruar ai.

Bisedimet SHBA-Iran për fundin e luftës që ka nisur më 28 shkurt, kanë ngecur, pasi Trumpi të shtunën ka anuluar dërgimin e të dërguarve të tij në Pakistan, vendin ndërmjetësues.

Trumpi e ka marrë vendimin, pasi ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, fillimisht kishte shkuar në Pakistan, e më pas ishte larguar nga atje për në Oman. Më pas Araghchi ka vizituar Moskën, ku është pritur nga presidenti rus, Vladimir Putin. 

Irani nuk ka shprehur gatishmërinë për një takim të dytë ballë për ballë me SHBA-në, pas atij të 11 prillit në kreqytetin pakistanez, i cili ka rezultuar i dështuar pas 21 orësh negociata.

Ndërkohë, të hënën është raportuar se Pakistani i ka përcjellë SHBA-së një propozim të ri për fundin e luftës, i cili ofron hapjen e Ngushticës së Hormuzit nga Teherani, ndërkohë që kërkon që edhe SHBA-ja të ndalojë bllokimin e porteve iraniane, e po ashtu fundin e luftës . Mirëpo në këtë propozim parashihet që bisedimet për programin bërthamor të Iranit të shtyhen për më vonë.

Pikërisht kjo pikë, nuk i ka pëlqyer Trumpit, i cili insiston se Teherani nuk mund të ketë armë bërthamore.