Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të udhëtojë në Stamboll të enjten për të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë, ka raportuar The Guardian.
Delegacioni amerikan përbëhet edhe nga të dërguarit e posaçëm të presidentit Donald Trump, Steve Witkoff dhe Keith Kellogg, që gjithashtu do të udhëtojnë drejt Stambollit për bisedime që kanë për synim përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë.
Zyrtarët amerikanë shpresojnë që Rusia do të bjerë dakord për një armëpushim gjithëpërfshirës 30-ditor në tokë, ajër, det dhe infrastrukturë kritike.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë në bisedimet e kësaj jave vetëm nëse atje është edhe presidenti rus Vladimir Putin, duke e sfiduar Kremlinin të tregojë nëse është i sinqertë në kërkimin e paqes. Zelensky ka treguar se ai do të udhëtojë në Stamboll dhe do ta presë atje Putinin.
Moska nuk ka njoftuar nëse Putini do të udhëtojë në Turqi.
Kur u pyet drejtpërdrejtë se kush do ta përfaqësonte Rusinë në bisedime, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka njoftuar të martën se “sapo presidenti ta shohë të arsyeshme, ne do të njoftojmë”.
Witkoff dhe Kellogg do të shkojnë në Turqi për bisedimet Rusi-Ukrainë
Emisarët specialë të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff dhe Keith Kellogg, do të udhëtojnë të enjten për në Stamboll për bisedime të mundshme mbi mënyrën e përfundimit të luftës së Rusisë në Ukrainë, sipas disa burimeve, ka raportuar “Reuters”.
Megjithatë, një zyrtar i lartë amerikan tha se nuk është e qartë nëse dikush nga qeveria ruse do të marrë pjesë.
Presidenti Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë në bisedimet e kësaj jave vetëm nëse atje është edhe presidenti rus Vladimir Putin, tha të martën një ndihmës i tij, duke e sfiduar Kremlinin të tregojë nëse është i sinqertë në kërkimin e paqes.
Moska nuk ka njoftuar nëse Putini do të udhëtojë në Turqi.
Kur u pyet drejtpërdrejt se kush do ta përfaqësonte Rusinë në bisedime, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, të martën tha: “Sapo presidenti ta shohë të arsyeshme, ne do të njoftojmë”.
Trump të hënën tha se do të udhëtojë për në Stamboll për takimin nëse është e nevojshme. Ai ndodhet në Lindjes së Mesme këtë javë për takime me zyrtarë nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari.
Zyrtarët amerikanë gjatë fundjavës i kanë kërkuar Zelenskyt të pranojë të takohet personalisht me Putinin në Stamboll dhe të tregojë hapur qëllimet e tij për të negociuar me Moskën për një marrëveshje paqeje.
Zyrtarët amerikanë shpresojnë që Rusia do të bjerë dakord për një armëpushim gjithëpërfshirës 30-ditor në tokë, ajër, det dhe infrastrukturë kritike, tha zyrtari i lartë amerikan, duke shtuar se Kievi tashmë ka rënë dakord t’i përmbahet një marrëveshjeje të tillë. Armëpushimi mbështetet edhe nga evropianët.
Nëse Rusia nuk pranon armëpushimin, Bashkimi Evropian ka kërcënuar të vendosë më shumë sanksione ndaj Moskës.