Një person i armatosur ose persona të armatosur të paidentifikuar kanë qëlluar dhe vrarë ish-politikanin ukrainas, Andriy Portnov jashtë një shkolle në një periferi të pasur të Madridit, raporton Reuters.
Policia kishte pranuar një telefonatë në lidhje me të shtënat ndaj një shtetasi ukrainas të mërkurën, në orën 9:15 të mëngjesit me kohën lokale, jashtë shkollës elitare Amerikane të Madridit, që ndodhet në Pozuelo de Alarcon, i ka thënë Reutersit policia e Madridit.
Portnov ishte një ndihmës i lartë i ish-presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovych, i cili është rrëzuar në revolucionin Euromaidan të vitit 2014.
Reuters raporton se që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022, ka pasur disa krime që përfshijnë rusë dhe ukrainas të profilit të lartë në Spanjë, e cila ka popullsi të konsiderueshme emigrantësh nga të dyja vendet.
Në nëntor dhe dhjetor 2022, gjashtë letra bombë ishin dërguar në objektiva të profilit të lartë rreth Spanjës, duke përfshirë kryeministrin Pedro Sanchez, Ambasadën e Ukrainës në Madrid, zyrat e qeverisë, një kompani satelitore të Bashkimit Evropian dhe Ambasadën e SHBA-së.
Në prill 2022, një biznesmen rus i lidhur me kompaninë ruse të gazit Novatek është gjetur i vdekur së bashku me gruan dhe vajzën e tij që kishin pësuar plagë me thikë.
Ndërkaq, në shkurt të vitit 2024, një pilot rus që dezertoi në Ukrainë me helikopterin e tij, u gjet i vdekur nga plagë të shumta me armë zjarri në garazhin e parkimit të apartamentit të tij pranë Alicante.
VIDEO:
Wow another piece of shit bites the dust.
Andriy Portnov—architect of repression, servant of Yanukovych, mouthpiece of Moscow’s will—met an end far too merciful for the damage he helped unleash. Shot dead outside a school in Madrid, after chauffeuring his children to safety,… pic.twitter.com/tV2DODbAQM— Bandera Fella *-^ (@banderafella) May 21, 2025