Viti 2024 mund të jetë viti më i nxehtë i regjistruar, sipas analizave të fundit të Organizatës Botërore Meteorologjike.
Sekretarja e Përgjithshme e WMO, Celeste Saulo, ka thënë se raporti i tyre më i ri është “një tjetër S.O.S. në planet” gjatë një konference për shtyp në ditën e parë të bisedimeve vjetore të Kombeve të Bashkuara për klimën, të njohura si COP29, në qytetin Baku të Azerbajxhanit, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSesioni dy-javor ka në fokus kryesor arritjen e një marrëveshjeje se si do të rrjedhin paratë nga vendet e pasura tek ato të varfrat, në përpjekje për të frenuar dhe përshtatur ndryshimet klimatike.
Saulo ka thënë se dekada nga 2015 në 2024 do të jetë periudha më e ngrohtë dhjetëvjeçare e regjistruar. Ajo tha se shkrirja e akullnajave, rritja e nivelit të detit dhe ngrohja e oqeaneve po përshpejtohen, teksa moti ekstrem, si përmbytjet dhe thatësira, po bëjnë kërdi në komunitetet dhe ekonomitë në mbarë botën.
Këtë vit, bota është në ritmin e ngrohjes me 1.5 gradë dhe po shkon rrugës për t’u bërë viti më i nxehtë në qytetërimin njerëzor, njoftoi shërbimi evropian i klimës “Copernicus” në fillim të këtij muaji.