Më shumë se 100.000 vezë janë në vlerë prej 40.000 dollarëve janë vjedhur në një dyqan në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
BBC-ja ka njoftuar se vjedhja është kryer më 1 shkurt në kamionin e kompanisë “Pete & Gerry's Organics” në Greencastle. Ky lajm vjen pas rritjes së çmimit të vezëve mes një epidemie masive të gripit të shpendëve, duke i bërë vezët një opsion të kushtueshëm në meny.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe Waffle House, një prej restoranteve zinxhir në botë i ka rritur çmimet e vezëve.
Të dhënat e qeverise tregojnë se për 65 për qind është rritur çmimi i vezëve, e kostoja gjatë 2025-s pritet të shkojë mbi këtë shifër.
Sipas Departamentit të Bujqësisë në SHBA, epidemia e gripit të shpendëve ka nisur në 2022-n dhe ka shkaktuar shpërthime në tregun amerikan gjatë muajve të fundit.
Çmimet në përgjithësi janë rritur për 8 për qind. Të dhënat tregojnë se një paketim vezësh në 2023-s kushtonte 2.51 dollarë, ndërsa tash ka shkuar në 4.15 dollarë.
Gripi i shpendëve është raportuar të jetë shfaqur te zogjtë, bagëtitë dhe gjitarët në tërë SHBA-në.