Botë

Vendet baltike do të shkëputen nga rrjeti i përbashkët i energjisë me Rusinë

Energjia ruse

Operatorët e rrjetit energjetik të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë kanë nënshkruar një marrëveshje për t'u shkëputur nga rrjeti i përbashkët i energjisë BRELL i epokës sovjetike me Rusinë dhe Bjellorusinë. Ky vendim u tha se do të jetë nga shkurti i vitit të ardhshëm.

“Ne po largohemi nga BRELL-i. Në shkurt, vendet baltike do të testojnë së bashku punën e rrjeteve të energjisë dhe do të shkëputen”, ka thënë ministri lituanez i Energjisë, Dainius Kreivys, ka raportuar Skynews.

Kjo është një prej veprimeve të fundit të vendeve evropiane për t'u larguar nga furnizimet ruse me energji.

Në anën tjetër, një nga katër njësitë e energjisë në centralin bërthamor të Rostovit në Rusinë jugore është mbyllur për shkak të një problemi në sistem. Autoritetet ruse kanë thënë se po hetojnë problemin.

Për luftën në Ukrainë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, Valery Gerasimov, ka vendosur objektiva të reja për trupat në lindje.

Gerasimov, që vizioi zonën e luftës, është shprehur se ushtria ruse ka objektiva të reja, por pa dhënë asnjë detaj.