Ish-presidenti i Uruguait, Jose Mujica, i njohur si “Pepe”, ka vdekur në moshën 89-vjeçare.
Ish-guerilasi që udhëhoqi Uruguain në periudhën 2010-2015, njihej si “presidenti më i varfër” për shkak të stilit modest të jetës.
Presidenti aktual, Yamandu Orsi, njoftoi për vdekjen e pararendësit duke e falënderuar për gjithçka që ka bërë dhe për dashurinë që ia ka dhënë popullit.
Shkaku i vdekjes së politikanit ende nuk dihet, por ai vuante nga kanceri në fyt.
Për shkak të jetesës së thjeshtë si president dhe reformat shoqërore që promovonte – në mesin e të cilave, Uruguai u bë shteti i parë që legalizoi përdorimin rekreativ të marihuanës.
Fama e tij botërore ishte e pazakontë për një president të një shteti me vetëm 3.4 milionë banorë.
Si i ri, Mujica ishte pjesëtar i Partisë Kombëtare (forcë politike uruguaiane), që më pas u bë parti opozitare e qeverisë së tij. Në të 60-at ndihmoi një lëvizje guerile, gjatë së cilës periudhë u kap katër herë e në njërin rast ishte qëlluar gjashtë herë. Kishte arritur të ikte dy herë nga burgjet. Aty i kaloi 14 vjet.
Disa vjet pasi përfundoi dënimin, arriti të bëhej ministër deri kur u bë president më 2010 në moshën 74-vjeçare.
Pavarësisht se arriti në postin presidencial, ai refuzoi të shkonte te rezidenca presidenciale. I kombinuar me faktin se vishej thjeshtë dhe voziste një Volkswagen Beetle të viti 1987, ai po ashtu refuzoi një pjesë të rrogës duke nxitur që mediat botërore t’ia vinin titullin “presidenti më i varfër në botë”.
Vetë Mujica e pati refuzuar titullin: “Nuk jam unë i varfër. Të varfër janë ata që duan më shumë... sepse janë në garë të pafundme”, pati thënë ai më 2022.