Botë

Vajza e një bossi të kriptovalutave shpëton nga rrëmbimi falë bashkëshortit

Vajza e një bossi të kriptovalutave shpëton nga rrëmbimi falë bashkëshortit

Një grua 34-vjeçare, vajza e shefit të një platforme blerjeje kriptomonedhash, i ka shpëtuar një tentative të dhunshme rrëmbimi në qendër të Parisit.

Ngjarja ndodhi të martën në mëngjes në “Rue Pache”, ku tre persona të maskuar tentuan ta fusin atë dhe fëmijën e saj dyvjeçar me forcë në një furgon.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe guximtare të bashkëshortit të saj, tentativa e rrëmbimit u pengua. Burri u përfshi në një përleshje me sulmuesit, duke i detyruar ata të tërhiqen. Njërit prej tyre dyshohet se i ra arma gjatë përleshjes. Ndërsa burri u gjakos i tëri nga goditjet e sulmuesve.

Furgoni i përdorur nga rrëmbyesit u gjet më pas i braktisur, ndërsa Prokuroria e Parisit ka nisur hetim penal. Autoritetet franceze janë të shqetësuara pasi disa raste të ngjashme që përfshijnë investitorë të kriptovalutave janë raportuar së fundmi në vend.

VIDEO: