Një gjykatë të premten urdhëroi heqjen e emrit të Donald Trumpit nga qendra kombëtare e arteve skenike në SHBA, Kennedy Center, duke vendosur që qendra prestigjioze e Ëashingtonit nuk mund të riemërtohet pa një akt të Kongresit.
Gjyqtari i distriktit amerikan në Washington, Christopher Cooper, i dha udhëzime administratës Trump që të hiqte të gjitha tabelat fizike që mbanin emrin e Trumpit dhe të eliminonte çdo referencë për një qendër “Trump Kennedy" nga materialet zyrtare brenda 14 ditëve, raportoi Guardian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Statuti organik i Kennedy Center e bën të qartë se qendra emërohet për presidentin Kennedy dhe nuk mund të mbajë ndonjë emër tjetër formal ose memorial publik bazuar në vendimin e njëanshëm të Bordit", shkroi Cooper në një opinion prej 94 faqesh. "Kongresi i dha Kennedy Center emrin e saj dhe vetëm Kongresi mund ta ndryshojë atë".
Jo shumë kohë pas vendimit, Trump postoi në platformën e tij Truth Social se do të punonte me Kongresin për transferimin e pronësisë së qendrës.
Cooper gjithashtu bllokoi përkohësisht mbylljen e qendrës këtë verë për rinovimet e propozuara, dy muaj pasi Trump njoftoi mbylljen e saj dyvjeçare.
Menjëherë pasi mori detyrën vitin e kaluar, Trumpi shkaktoi polemika kur e emëroi veten kryetar të bordit të administratorëve të Kennedy Center në shkurt, duke e quajtur atë një “marrje kontrolli”. Ai e “pastroi” bordin dhe i zëvendësoi ata me të emëruarit e tij.
Bordi i qendrësvotoi më pas në favor të propozimit për të shtuar emrin e Trumpit në dhjetor.