Dronët ukrainas goditën një numër të vogël objektesh nafte të Rusisë gjatë natës, duke përfshirë dy rafineri nafte në rajonin e Samarës dhe një port në Detin Baltik që eksporton produkte nafte, njoftuan të shtunën guvernatorët vendorë rusë dhe një zyrtar i ushtrisë ukrainase.
Trupat e Kievit kanë shtuar sulmet ndaj depove dhe rafinerive ruse të naftës, burime këto kryesore të të ardhurave për buxhetin e luftës së Moskës, duke synuar ndonjëherë vende mijëra kilometra larg kufijve të Ukrainës, shkruan Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë rajonin e Leningradit, i cili rrethon Shën Petersburgun dhe kufizohet me Finlandën, Guvernatori Alexander Drozdenko tha se një zjarr ishte shuar në portin Vysotsk, ku gjendet terminali Lukoil.
Në një deklaratë në Telegram duke pranuar sulmin në port, komandanti i forcave të dronëve të Ukrainës, Robert Brovdi, tha se forcat ukrainase sulmuan gjithashtu rafineritë e naftës në qytetet Novokuibyshevsk dhe Syzran në rajonin e Samarës. Të dy vendet janë goditur vazhdimisht gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë.
"Ta bëjmë naftën ruse përsëri të madhe", shkroi ai me sarkazëm.
Brovdi gjithashtu kritikoi vendimin e SHBA-së për heqjen e ndalesës për blerjen e naftës ruse.
Guvernatori i rajonit Samarë, Vyacheslav Fedorishchev, tha se objekte industriale u goditën duke mos cekur llojin e tyre.
Sipas Brovdit, një seri sulmesh kohëve të fundit ndaj objekteve të naftës së Rusisë në Primorsk, Ust-Luga, Sheskharis, Tuapse ka ulur dërgesat totale ditore të naftës me rreth 880,000 fuçi.
Sipas Brovdit, një depo nafte në Sevastopolin e pushtuar nga Rusia në Krime ishte gjithashtu cak sulmi i së shtunës.