Botë

Ukraina ratifikon marrëveshjen për mineralet e rralla me SHBA-në

Parlamenti ukrianas

Foto: Associated Press

Parlamenti ukrainas ka ratifikuar të enjten marrëveshjen e nënshkruar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mineralet e rralla, ka raportuar Reuters.

Në total, 338 ligjvënës votuan në favor të ratifikimit, dhe askush nuk votoj kundër, ka thënë Oleksandr Merezhko, kreu i Komisionit për punë të jashtme në parlamentin ukrainas.

Marrëveshja i lejon SHBA-së qasje në burimet tokësore të Ukrainës dhe hap rrugën për ndihmë të re ushtarake për Kievin, ndonëse në kuadër të saj mungojnë garancitë e sigurisë.

Ndër të tjera, të dy vendet kanë rënë dakord të krijojnë një fond investimi, rindërtimi për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës nga lufta e saj me Rusinë.

Ukraina besohet se ka rezerva të mëdha të mineraleve kritike si grafiti, titani dhe litiumi. Ato janë shumë të kërkuara për shkak të përdorimit të tyre në energjinë e rinovueshme, aplikimet ushtarake dhe infrastrukturën industriale.