Ukraina është e gatshme të negociojë, por jo të dorëzohet, ka thënë të mërkurën zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Yuliia Svyrydenko, teksa u publikuan detaje për një propozim të SHBA-së për një marrëveshje sipas së cilës Ukraina do të hiqte dorë nga pothuajse i gjithë territori i pushtuar aktualisht nga Rusia.
“Nuk do të ketë asnjë marrëveshje që i jep Rusisë themelet më të forta që i nevojiten për t'u rigrupuar dhe për t'u kthyer me dhunë më të madhe”, ka shkruar Svyrydenko në X.
“Një armëpushim i plotë në tokë, në ajër dhe në det është hapi i parë i domosdoshëm”, ka thënë ajo, duke shtuar se nëse Moska në vend të kësaj do të zgjidhte një pauzë të kufizuar, Kievi do të përgjigjej në të njëjtën mënyrë.
-
Ukraina përgatit plan të ri paqeje, ndërsa Zelensky përjashton çdo dorëzim territori
-
Kremlini: Ukraina të negociojë tani ose rrezikon më shumë territor
-
Kievit do t’i duhet të negociojë nga një pozicion më i keq, thotë Kremlini
-
Dorëhiqet kryeministrja ukrainase pasi Zelensky njoftoi riorganizim të qeverisë
-
Kremlini thotë se vazhdimi i bisedimeve me Ukrainën është në interesin e tij