Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se lufta me Iranin është pranë përfundimit, gjatë një interviste për Fox News.

"E shoh si shumë afër përfundimit”, ka deklaruar Trumpi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deklarata e tij vjen pak ditë pas bllokadës së vendosur ndaj anijeve që hyjnë dhe dalin nga porti i Iranit.

Bllokada është vendosur një ditë pasi dështuan bisedimet ndërmjet SHBA-së dhe Iranit në Islamabad të shtunën.

Ndërkaq, të martën, Trumpi ka deklaruar se brenda dy ditëve mund të ketë sërish bisedime, teksa edhe Pakistani, i cili ka vepruar si ndërmjetës në rundin e parë, ka thënë po ashtu se është duke vazhduar përpjekjet për një takim tjetër.

SHBA-ja thotë se ndaloi një anije që tentoi ta shmangte bllokadën në portet iraniane

1 muaj më parë / 15 pri 2026 23:19
Anije

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Centcom) ka njoftuar se ka ndaluar një anije iraniane të mallrave që kishte tentuar të mos e respektonte bllokadën e të gjitha porteve iraniane. SHBA-ja ka vendosur një bllokadë për hyrje dhe dalje të anijeve nga portet iraniane, raporton BBC. 

Centcom tha se anija u ndalua të martën pasi ishte nisur nga qyteti bregdetar iranian Bandar Abbas dhe po dilte nëpërmjet Ngushticës së Hormuzit. 

Tha se shkatërruesi USS Spruance me sukses e ka kthyer anijen e mallrave për në Iran.
Centcom ka shtuar se dhjetë anije janë kthyer në Iran dhe asnjëra nuk e ka shkelur bllokadën që ka hyrë në fuqi të hënën.

 

Trumpi i shkruan Xi-së, i kërkon që të mos e furnizojë Iranin me armë

1 muaj më parë / 15 pri 2026 13:33
Donald Trump dhe Xi Jinping

Photo: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar presidentit kinez, Xi Jinping përmes një letre që të mos i jepte armë Iranit.

Trumpi ka thënë për Fox se Xi i është përgjigjur atij se Kina nuk po e furnizonte Teheranin.

Trump, në intervistën e regjistruar të martën, nuk ka thënë se kur u shkëmbyen letrat. Javën e kaluar, ai kërcënoi vendet me një tarifë të menjëhershme prej 50% nëse do ta furnizonin Iranin me armë.

"I shkrova një letër duke i kërkuar të mos e bënte këtë, dhe ai më shkroi një letër duke thënë se, në thelb, ai nuk po e bën këtë”, ka thënë Trumpi.

Ai ka deklaruar gjithashtu se nuk priste që ndryshimet në tregun global të naftës për shkak të luftës kundër Iranit dhe ndryshimet në Venezuelë të ndikonin në dinamikën e takimit të tij të planifikuar me Xi-në për muajin e ardhshëm. 

"Ai është dikush që ka nevojë për naftë. Ne jo”, është shprehur Trumpi. 

Irani kërcënon me bllokadë të tregtisë detare në pothuajse të gjithë Lindjen e Mesme

1 muaj më parë / 15 pri 2026 13:25
Lindja e Mesme

Komandanti i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya të Iranit, Ali Abdollahi, ka thënë se komanda më e lartë operative e vendit që koordinon forcat e armatosura, thotë se nëse SHBA-ja vazhdon bllokadën e saj dhe krijon "pasiguri për anijet tregtare dhe cisternat e naftës të Iranit", kjo do të "përbëjë një nxitje për shkelje të armëpushimit".

Abdollahi ka shtuar se forcat e armatosura të Iranit si pasojë nuk do të lejojnë "asnjë eksport ose import të vazhdojë në Gjirin Persik, Detin e Omanit dhe Detin e Kuq".

Ai nuk ka specifikuar se cilat vende mund të preken nga eksportet dhe importet, megjithëse sipërfaqet ujore që ai përmend mbulojnë një zonë të gjerë.

Bllokada amerikane e porteve iraniane ka filluar të hënën. Të mërkurën, ushtria amerikane ka thënë se "asnjë anije nuk e kaloi bllokadën" në 24 orët e para, teksa gjashtë anije tregtare ishin detyruarar të ktheheshin në Gjirin e Omanit.

Armëpushimi SHBA-Iran, të cilit i referohej Abdollahi, është njoftuar më 8 prill pas gati gjashtë javësh konflikti midis Iranit dhe SHBA-së dhe Izraelit.

Rundi i parë i negociatave midis Iranit dhe SHBA-së ka dështuar, megjithëse presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se bisedimet SHBA-Iran mund të rifillojnë brenda dy ditëve të ardhshme. Irani ende nuk e ka konfirmuar.

Irani thotë se s’ka asnjë informacion për një takim të mundshëm me SHBA-në

1 muaj më parë / 15 pri 2026 10:21 Nga: BBC
iran

Presidenti Donald Trump derisa folur për mundësinë e bisedimeve të tjera mes SHBA-së dhe Iranit, tha se “diçka mund të ndodhë” në Islamabad gjatë “dy ditëve të ardhshme”.

Kjo erdhi disa orë pasi një burim diplomatik i tha agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve IRNA se nuk kishte “asnjë informacion” për bisedime të mëtejshme.

IRNA tha se janë shkëmbyer mesazhe mes Teheranit dhe Pakistan, i cili ka vepruar si ndërmjetës – por nuk ka asgjë të konfirmuar.

Burimi tha se Pakistani “mbetet i përkushtuar ndaj përpjekjeve të tij ndërmjetësuese” pasi bisedimet e mëparshme SHBA–Iran në Islamabad përfunduan pa marrëveshje.

Irani duket se ende nuk ka komentuar mbi deklaratat e fundit të Trumpit. Armëpushimi dyjavor u shpall më 8 prill, që do të thotë se pritet të përfundojë të mërkurën e ardhshme, më 22 prill.

SHBA-ja mbyll tregtinë detare të Iranit pavarësisht optimizmit për bisedime të reja

1 muaj më parë / 15 pri 2026 09:27
ngushtica e hormuzit

Foto: EPA

Shtetet e Bashkuara kanë thënë të mërkurën se ushtria e tyre kishte ndaluar plotësisht tregtinë që hynte dhe dilte nga Irani nëpërmjet detit, ndërsa presidenti, Donald Trump, ka thënë se bisedimet me Teheranin për t'i dhënë fund luftës mund të rifillonin këtë javë, duke ndikuar në uljen e çmimeve të naftës për të dytën ditë radhazi.

Trumpi ka thënë se negociatat midis zyrtarëve amerikanë dhe iranianë mund të rifillonin në Pakistan në dy ditët e ardhshme, ndërkaq zëvendëspresidenti JD Vance, i cili ka udhëhequr bisedimet e fundjavës që përfunduan pa një përparim, ka thënë se ndihej pozitiv për atë se ku qëndronin gjërat.

“Mendoj se do të shihni dy ditë të mrekullueshme përpara”, i ka thënë Trumpi gazetarit të ABC Neës, Jonathan Karl, duke shtuar se nuk mendonte se do të ishte e nevojshme të zgjaste një armëpushim dyjavor që përfundon më 21 prill.

“Mund të përfundojë në të dyja mënyrat, por mendoj se një marrëveshje është e preferueshme sepse atëherë ata mund të rindërtohen”, ka thënë Trumpi, sipas një postimi nga Karl në X. 

“Ata me të vërtetë kanë një regjim të ndryshëm tani. Pavarësisht gjithçkaje, ne i eliminuam radikalët”.

Zyrtarë nga Pakistani, Irani dhe Gjiri kanë thënë gjithashtu se ekipet negociuese nga SHBA-ja dhe Irani mund të ktheheshin në Pakistan më vonë këtë javë, megjithëse një burim i lartë iranian ka thënë se nuk ishte caktuar asnjë datë.

Pavarësisht notës optimiste, më shumë anije janë kthyer prapa për shkak të bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane, përfshirë një cisternë Rich Starry, e sanksionuar nga SHBA-ja dhe në pronësi kineze, e cila po kthehej në Ngushticën e Hormuzit të mërkurën pasi doli nga Gjiri Persik.

Admirali Brad Cooper, kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së, ka thënë se forcat amerikane kishin ndaluar plotësisht tregtinë ekonomike që hynte dhe dilte nga Irani nëpërmjet detit, e cila, sipas tij, furnizon 90% të ekonomisë së Iranit.

“Në më pak se 36 orë që nga zbatimi i bllokadës, forcat amerikane kanë ndaluar plotësisht tregtinë ekonomike që hynte dhe dilte nga Irani nëpërmjet detit”, ka thënë Cooper në një postim në X.

Më parë, ushtria amerikane ka thënë se kishte kapur tetë cisterna nafte të lidhura me Iranin që nga fillimi i bllokadës të hënën, sipas Wall Street Journal.

Trumpi për Papa Leonin: A mund t’i tregojë dikush se Irani ka vrarë 42 mijë protestues të pafajshëm

1 muaj më parë / 15 pri 2026 09:03
Donald Trump dhe Papa Leoni

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka rinisur kritikat e tij ndaj Papa Leonit, duke shkruar në mediat sociale gjatë natës se dikush duhet t’i tregojë atij që Irani ka vrarë mbi 40 mijë protestues të pafajshëm e të paarmatosur. 

"A mund t'i thotë dikush Papa Leonit se Irani ka vrarë të paktën 42,000 protestues të pafajshëm, plotësisht të paarmatosur, në dy muajt e fundit, dhe se që Irani të ketë një bombë bërthamore është absolutisht e papranueshme”, ka shkruar Trumpi. 

Pasi Papa kishte komentuar mbi luftën në Iran, Trumpi u kishte thënë gazetarëve në fillim të këtij muaji se ai "nuk është një tifoz i madh" i Papës amerikan, duke e akuzuar atë se është "I dobët në krim dhe i tmerrshëm për politikën e jashtme".

Ndërkohë, Papa Leoni i është përgjigjur duke thënë se "nuk ka frikë" nga administrata Trump dhe se do të vazhdojë të flasë hapur.