Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është i përfshirë në bisedime për t'i dhënë fund luftës.
Në një intervistë për New York Post, Trumpi ka thënë po ahtu se ai do të "dëshironte ta takonte" Khamenein.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLideri suprem nuk është parë në publik që nga fillimi i luftës në Iran dhe i është drejtuar kombit vetëm përmes deklaratave me shkrim të lexuara nga prezantuesit televizivë.
Zyrtarët amerikanë kanë pohuar se Khamenei ishte i paaftë ose po trajtohej për lëndime të rënda të pësuara në të njëjtin bombardim që vrau babanë e tij, Ali Khamenei, në ditën e parë të luftës.
"Ai është i përfshirë. Absolutisht”, ka thënë Trumpi për New York Post. "Po, mendoj se ata kanë shumë respekt për të”, ka shtuar.
Kur është pyetur për gjendjen e Khameneit, Trumpi ka thënë se "Nuk e di, nuk kam pasur privilegjin ta takoj”.
Kur Trumpi është pyetur nëse do të takohej me Khamenein, ai është përgjigjur “Po, do të doja ta takoja. Do të doja t’i takoja të gjithë… Ndoshta do të takohemi në një moment, varësisht se si do të shkojë gjithçka”.