Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkruar në një postim në X, se Izraeli kurrë nuk e kishte bindur të hynte në luftë me Iranin.
Në postimin e tij, ai thekson se sulmet e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 i përforcuan mendimin e tij "të përjetshëm" se Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrumpi duket se po trajton një pikë diskutimi që ka fituar terren brenda vendit, se Izraeli në një farë mënyre e mashtroi atë të hynte në një luftë me Iranin, pa një zgjidhje të lehtë.
New York Times, ka raportuar se këshilltarët më të ngushtë të Trumpit, përfshirë kreun e Shtatmadhorisë së SHBA-së, Gjeneralin Dan Caine, ishin të shqetësuar me një parashikim izraelit të paraqitur nga kryeministri Benjamin Netanyahu para fillimit të operacionit.
Për më tepër, ish-kreu i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit, Joe Kent, ka thënë shprehimisht në dorëheqjen e tij, dhe shumë herë që atëherë, se ai beson se Izraeli përdori kanale të fshehta për të bindur administratën të nisë sulmet për të ndihmuar në arritjen e objektivave të veta.
Mirëpo Trumpi dhe Shtëpia e Bardhë e kanë mohuar vazhdimisht këtë.
Në të njëjtin postim, Trumpi ka sulmuar median për "gënjeshtra dhe histori të sajuara", duke thënë se "rezultatet në Iran do të jenë të mahnitshme".