Për takimin e zhvilluar gjatë së hënës mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe deklarimet pas takimit, analisti politik, Adrian Zeqiri, ka thënë se gjasat më të mëdha janë që vendi të shkojë në zgjedhje sepse nuk duket që ka më opsione.
Sipas analistit Zeqiri, nuk ka pasur seriozitet në mënyrën se si janë zhvilluar negociatat për çështjen e presidentit. Ai në emisionin “60 Minuta” në KTV, ka thënë se më shumë janë bërë me lojën se kujt do t’i mbesin, siç thotë populli – këmbët e arushës në dorë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mënyra si janë zhvilluar negociatat, më shumë është luajtur loja se kujt do t’i mbesin ‘këmbët e arushës’ në kuptimin që kush do të mbetet me faj në sy të publikut sesa dëshira që të gjindet një zgjidhje e qëndrueshme për çështjen e presidentit”, ka thënë Zeqiri.
Sipas Zeqirit, opsioni i vetëm për çështjen e presidentit mbetet Partia Demokratike e Kosovës mirëpo është pak e mundur ndonjë marrëveshje e Lëvizjes Vetëvendosje me të.
Analisti Zeqiri është shprehur se opsionin e zgjedhjeve po e kalkulojnë të gjitha partitë politike.
“Në bazë të deklaratave publike të njerëzve të PDK-së që kemi parë deri tash duket pak e mundshme që të ketë ndonjë zgjidhje të mundshme. Edhe nga ana e PDK-së është kërkesë që pozita e presidentit të mos i takojë Lëvizjes Vetëvendosje sepse do të krijohej një pushtet i plotë. Gjithsesi shihet që shansat më të mëdha është që të shkohet në zgjedhje. Mendoj se opsioni i zgjedhjeve është duke u kalkuluar nga të gjitha partitë politike. Secila po kalkulon që do të dalë më mirë. LVV-ja sa herë ka ngulur këmbë në pozicionet e saj siç ishte herën e kaluar është shpërblyer nga elektorati. Dyshoj se do të ketë sërish rezultat të mirë”, ka thënë Zeiqir në “60 Minuta”.
Paraditen e sotme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë zhvilluar takimin e radhës për çështjen e presidentit. Takimi përfundoi pa marrëveshje.
Pas takimit, që ka zgjatur rreth një orë, Kurti ka theksuar se LDK-ja i ka refuzuar të gjitha ofertat që ua kanë bërë, ndërkohë që Abdixhiku, ka thënë se e konsideron të mbyllur diskutimin për këtë çështje.
Të dy kanë thënë se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja, por kanë lënë të kuptohet se ditëve në vazhdim do të mund të ketë diskutime mes Vetëvendosjes e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).