Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi thotë se Irani ka frikë ta pranojë se po negocion me SHBA-në

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se udhëheqësit e Iranit kanë "frikë" të pranojnë se po negociojnë me SHBA-në.

Presidenti amerikan e ka bërë këtë deklaratë pasi ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, u ka thënë mediave shtetërore se Irani "nuk kishte ndërmend të negocionte për momentin" dhe vendi do të vazhdojë të "mbrojë" veten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë më parë, Shtëpia e Bardhë, ka thënë se SHBA-ja ishte "shumë afër" përmbushjes së objektivave të tyre në Iran, duke shtuar se regjimi i Iranit po kërkonte një "rampë daljeje".

Irani të mërkurën ka lëshuar pesë kushte për t'i dhënë fund luftës, ka thënë një zyrtar iranian për mediat shtetërore, duke përfshirë një përfundim të konfliktit "në të gjitha frontet" dhe pagesën e dëmshpërblimeve.

Kjo ka ndodhur pasi Irani thuhet se mori një plan 15-pikësh nga SHBA-ja, të cilin Teherani zyrtar e ka hedhur poshtë. 

Dy të vrarë në Abu Dhabi nga një sulm iranian

42 min. më parë / 26 mar 2026 09:16
Emiratet e Bashkuara Arabe

Photo: Associated Press

Dy persona kanë vdekur në Abu Dhabi si pasojë e rënies së mbeturinave nga një raketë balistike, e cila është kapur nga sistemet e mbrojtjes ajrore, sipas Zyrës së Medias në Abu Dhabi.

Tre persona janë plagosur gjithashtu në incidentin që ka shkaktuar dëme në një numër vetursh. 
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mbajtur barrën e sulmeve të Iranit në Gjirin Persik, me më shumë se 2,100 raketa dhe dronë të lëshuar nga Teherani. 

Ndërsa ministria e Mbrojtjes thotë se shumica e sulmeve janë penguar, qeveria po mban nën kontroll të rreptë informacionin.

Deri më tani, janë arrestuar më shumë se 100 persona pasi kanë bërë fotografi dhe kanë regjistruar video të dëmeve nga sulmet dhe përgjimet, gjë që është e paligjshme në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Qeveria ka thënë se kjo është për arsye sigurie.

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar qytetarët e saj se është gjithashtu e paligjshme të postojnë materiale që janë kritike ndaj qeverisë atje. 

Sulmet e vazhdueshme të Iranit ndaj vendeve të Gjirit Persik, po dëmtojnë imazhin e sigurisë dhe stabilitetit të Emirateve të Bashkuara Arabe. 

Zyrtarët kanë thënë se nëse zhvillohen negociata me Iranin, ata duan kufizime dhe kontrolle afatgjata mbi bankën e raketave dhe dronëve të saj, dhe se sulmet vetëm sa i kanë shtyrë Emiratet e Bashkuara Arabe të forcojnë lidhjet e tyre të sigurisë me Uashingtonin.