Presidenti Donald Trump ka shtuar një “Bulevard Presidencial të Famës” në pjesën e jashtme të Shtëpisë së Bardhë me portretet e liderëve të mëparshëm, përveç njërit.
Në vend të portretit të ish-presidentit Joe Biden, Trumpi e ka vendosur një fotografi të nënshkrimit të demokratit – që duket si referencë për akuzat e shpeshta të Trumpit se Bideni nuk kishte qenë në gjendje në fund të mandatit të merrte vendime vetë. Fotografia paraqet “autopenin” – një pajisje që përdoret për kopje automatike të nënshkrimeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrumpi ka pretenduar disa herë, pa prova, se zyrtarët e administratës Biden mund t’ia kishin falsifikuar nënshkrimin shefit të tyre dhe të kishin ndërmarrë veprime për të cilat ai nuk ishte në dijeni.
Trump vazhdimisht e ka kritikuar Bidenin dhe kurrë nuk e ka pranuar humbjen e tij ndaj Bidenit në zgjedhjet e vitit 2020, duke e cilësuar rezultatin si mashtrim me vota, raportoi Guardian.