Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi shkarkon drejtorin e Agjencisë për Sigurinë Kombëtare

Haugh

Timothy Haugh

Foto: Associated Press

Administrata amerikane ka shkarkuar drejtorin dhe zëvendësdrejtoreshën e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, sipas komiteteve të inteligjencës të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve.

Shkarkimi i Timothy Haugh është një tronditje e madhe në komunitetit e inteligjencës amerikane i cili po kalon nëpër ndryshime të theksuara në dy muajt e parë të administratës së Donald Trumpit. Wendy Noble, zëvendësdrejtoreshë, po ashtu u shkarkua.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nuk është ende e qartë se pse Haugh dhe Noble janë shkarkuar. Gjenerallejtënant William Hartman pritet që të shërbejë si ushtrues detyre i drejtorit të Agjencisë, kanë thënë burime për CNN.

Disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të mbrojtjes kanë shprehur shqetësimin se ka frikë brenda zyrtarëve të Departamentit të Mbrojtjes se mund të shkarkohen në çdo moment sepse mund të konsiderohen se janë jo mjaftueshëm besnikë ndaj presidentit Donald Trump.

Haugh nuk ishte i përfshirë në bisedën në grup në aplikacionin “Signal” që u bë publike së fundmi, ku Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe zyrtarë të tjerë të lartë diskutuan një operacion të ndjeshëm ushtarak me cak Houthit në Jemen, ndërsa nuk kishin dijeni se në grupin e mesazheve ishte edhe një gazetar. Në Komitetin e Inteligjencës të Dhomës së Përfaqësuesve javën e kaluar Haugh pati thënë se ka rreziqe në përdorimin e këtij aplikacioni.

Agjencia për Sigurinë Kombëtare është një nga agjencitë kritike të inteligjencës më të fuqishme në SHBA.