Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se mund të mos e zgjasë armëpushimin e përkohshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nëse negociatat dështojnë të prodhojnë një marrëveshje deri të mërkurën, duke rritur mundësinë e veprimeve të reja ushtarake.
Delegacionet amerikane dhe iraniane pritet të zhvillojnë një raund të dytë negociatash për paqe të hënën, thanë burime iraniane për CNN.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa zyrtarët amerikanë nuk e kanë konfirmuar se negociatat janë planifikuar, Trump më parë shprehu besim se të dyja palët janë afër një marrëveshjeje.
E, kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, i cili kryesoi delegacionin e Iranit në bisedimet e fundit me SHBA-në në Islamabad, ka thënë se Trumpi "bëri shtatë pretendime në një orë, të shtatë prej të cilave ishin të rreme".
"Ata nuk e fituan luftën dhe sigurisht që nuk do të arrijnë askund në negociata me këto gënjeshtra", ka shkruar Ghalibaf.
Lidhur me Ngushticën e Hormuzit, ai theksoi se, me "vazhdimin e bllokadës [amerikane]", ngushtica "nuk do të mbetet e hapur".
Ai përsëriti vërejtjet e bëra më parë nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, i cili kishte thënë se "nëse ngushtica hapet apo mbyllet, dhe rregulloret që e rregullojnë atë do të përcaktohen në terren, jo në rrjetet sociale".
Të dyja vërejtjet nga Ghalibaf dhe Baghaei erdhën pas një postimi në X nga ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi, i cili shkroi se "kalimi për të gjitha anijet tregtare" përmes Ngushticës së Hormuzit ishte "plotësisht i hapur për periudhën e mbetur të armëpushimit".
Ndërkohë, në Liban, 24 orët e para të armëpushimit 10-ditor kanë kaluar dhe duket se ai po vazhdon, pavarësisht se Libani akuzon Izraelin për disa shkelje të armëpushimit.
Izraeli vendos “vijat e verdha” në Liban, njëjtë me ato kur e ndau Gazën
Izraeli do të vendosë të ashtuquajturën "vijë të verdhë" në Liban, duke u ndaluar banorëve të kthehen në zonat e pushtuara nga ushtria izraelite, sipas zyrtarëve të lartë të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF).
Kjo taktikë u përdor për ta ndarë Gazën, ku e ashtuquajtura "vijë e verdhë" përcakton një zonë të pushtuar nga ushtria izraelite si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit për t'i dhënë fund luftës dyvjeçare dhe ajo zonë tani është e paqasshme për banorët.
"Modeli i 'vijës së verdhë' nga Gaza do të kopjohet edhe në Liban, dhe IDF tashmë ka përcaktuar një 'vijë të verdhë' deri në të cilën forcat e IDF-së po veprojnë aktualisht", thanë zyrtarët e lartë.
Banorët nuk do të lejohen të kthehen në 55 fshatrat libaneze brenda zonës.
"IDF është e autorizuar të vazhdojë shkatërrimin e infrastrukturave terroriste atje edhe gjatë armëpushimit", shtuan ata.
Të premten, Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, theksoi se IDF "do të vazhdojë të mbajë të gjitha vendet që ka pastruar dhe kapur".
Disa banorë në Libanin jugor kanë filluar të kthehen në shtëpi ndërsa armëpushimi në vend hyri në fuqi.
Trump: SHBA-ja do ta marrë uraniumin e Iranit në një formë a tjetër
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të marrin rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit në një mënyrë ose tjetër, duke paralajmëruar se transferimi i tyre do të bëhej “në një formë shumë më armiqësore” nëse negociatat dështojnë.
Ai më parë pati thënë se Irani ishte “pajtuar për gjithçka” në bisedimet me SHBA-në, përfshirë punën e përbashkët për të larguar uraniumin e pasuruar nga vendi dhe dërgimin në SHBA.
“Jo. Jo trupa”, ka deklaruar Trumpi për CBS kur u pyet nëse përpjekja për marrjen e uraniumit do të kërkonte trupa amerikane në terren. Ai shtoi se do të shkonin bashkë me palën iraniane dhe nga aty do ta merrnin në SHBA, raportoi CNN.
“Do ta marrim së bashku sepse deri atëherë ne do të kemi një marrëveshje dhe nuk ka nevojë për luftë kur të ketë një marrëveshje”, ka theksuar ai.
Më vonë gjatë një tubimi në Arizona, Trumpi përsëriti pretendimin derisa theksoi pikat kyç të marrëveshjes me Iranin.
“SHBA-ja do të marrë të gjithë pluhurin bërthamor. E dini çfarë është pluhuri bërthamor? Është ajo substanca e bardhë pluhur e krijuar nga bombarduesit tanë B2... Ne do ta merrnim gjithsesi”, ka potencuar ai.
Trumpi e ka përdorur termin “pluhur bërthamor” për t’iu referuar rezervës së uraniumit të pasuruar, por ky nuk njihet si term në industrinë e energjisë bërthamore.
Një zyrtar i lartë i Iranit ka mohuar se Irani është pajtuar që t’ia dërgojë SHBA-së rezervat e uraniumit. Po ashtu, ka mohuar pretendimin e Trumpit se Irani do ta ndërprejë pasurimin e uraniumit duke thënë se Irani “kurrë nuk do të pranojë përjashtim nga e drejta ndërkombëtare”.