Presidenti amerikan, Donald Trump, ka premtuar se ka planifikuar “diçka të veçantë” për Lindjen e Mesme, përpara takimit të tij me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të hënën në mbrëmje.
“Kemi një shans të vërtetë për madhështi në Lindjen e Mesme”, ka shkruar Trumpi pak para takimit me Netanyahun.
Ndërkohë Netanyahu ka thënë të dielën se asnjë marrëveshje nuk është "përfunduar ende", ndërsa Hamasi ka deklaruar se nuk i ishte dërguar zyrtarisht propozimi i ri i Trumpit për paqe në Gazë, të cilin ai ua ka paraqitur vendeve arabe në një takim javën e kaluar, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
