Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi njofton se armëpushimi Izrael – Liban është zgjatur edhe për tri javë

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit e Libanit është zgjatur edhe për tri javë. 

Në një postim në “Truth Social”, Trump tha se është arritur dakordimi pas një takimi në Zyrën Ovale mes zyrtarëve izraelitë dhe libanezë. 

Ai tha se takimi, ku ishin prezent edhe zëvendëspresidenti JD Vance dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka shkuar shumë mirë. 

“SHBA-ja do të punojë me Libanin për ta ndihmuar që të mbrohet nga Hezbollahu”, tha Trump. 

Ai tha se ishte “nder i madh” të merrte pjesë në “këtë takim historik” dhe thotë se mezi po pret që të mirëpresë kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidentin e Libanit, Joseph Aoun, në një të ardhme. 

Izraeli e Libani arritën marrëveshjen e fundit të armëpushimit më 16 prill.