Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar lidhur me parashikimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) se nga lufta e Iranit do ta goditet më së rëndi Mbretëria e Bashkuar midis ekonomive të përparuara.
Në një postim në Truth Social, pas publikimit të raportit, Trumpi ka thënë se ndonëse Evropa është e dëshpëruar për energji, Britania nuk po e hap naftën e Detit të Veriut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Evropa është e dëshpëruar për energji, megjithatë Mbretëria e Bashkuar refuzon të hapë naftën e Detit të Veriut, një nga fushat më të mëdha në botë".
"Tragjike!!! Aberdeeni duhet të jetë në lulëzim. Norvegjia ia shet naftën e saj të Detit të Veriut Mbretërisë së Bashkuar me dyfishin e çmimit. Ata po bëjnë pasuri”, ka shtuar Trumpi.
FMN-ja e ka ulur vlerësimin e Mbretërisë së Bashkuar me gjysmë pike përqindjeje, ulja më e madhe midis ekonomive të përparuara.
Ndërkaq, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka ndaluar licencat e reja për fushat e naftës dhe gazit në Detin e Veriut, duke thënë se energjia e pastër vendase është rruga përpara për sigurinë energjetike.
Ekonomia globale rrezikon të hyjë në recesion nëse lufta SHBA-Izrael me Iranin vazhdon dhe çmimet e larta të energjisë mbeten, ka paralajmëruar të martën FMN-ja.
Në raportin e tij “World Economic Outlook”, FMN-ja ka thënë se në skenarin më të keq – ku çmimet e naftës, gazit dhe ushqimeve rriten dhe mbeten të larta këtë vit dhe vitin e ardhshëm, rritja globale mund të bjerë nën 2% në vitin 2026.