Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar punësimet në kohën e presidentit paraprak, Joe Biden, sa i përket aksidentin ajror që la të vdekur 67 persona në SHBA.
Trumpi la të kuptohej pa prova se punësimet në kohën e Bidenit ishin fajtorë për përplasjen e një avioni rajonal me një helikopter të ushtrisë amerikane në një aeroport të Uashingtonit, fatkeqësia më vdekjeprurëse ajrore në më shumë se 20 vjet, raportoi të enjten “Reuters”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHetimi për aksidentin sapo ka filluar dhe nuk është ende e qartë pse aeroplani u përplas me helikopterin e “Army Black Haëk” teksa po përgatitej të ulej në Aeroportin Kombëtar të Uashingtonit “Reagan”.
Sekretari i Transportit i SHBA-së, Sean Duffy, tha se të dy avionët kanë fluturuar me modele standarde të fluturimit dhe nuk ka pasur asnjë prishje në komunikim.
Në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi kritikoi pilotët e helikopterëve dhe tha se nuk e dinte me siguri nëse kontrollorët e trafikut ajror të përfshirë janë fajtorë ose jo.
“Nuk e dimë se çfarë çoi në këtë përplasje, por kemi disa mendime dhe ide shumë të forta”, ka thënë ai.
Trump akuzoi paraardhësin e tij demokrat Joe Biden për uljen e standardeve të punësimit.
Vërejtjet e Trumpit qenë në kontrast me ato të zyrtarëve të tjerë, të cilët thanë se nuk ka asnjë tregues të menjëhershëm pse ndodhi përplasja.