Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është shprehur i pakënaqur me propozimin më të fundit të Iranit për zgjidhjen e luftës dymujore, sipas një zyrtari amerikan.
Propozimi i fundit i Iranit parashikon që diskutimet për programin bërthamor të shtyhen deri pas përfundimit të luftës dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve lidhur me transportin detar në Gjirin Persik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, kjo nuk pritet të pranohet nga SHBA-ja, e cila këmbëngul se çështjet bërthamore duhet të trajtohen që në fillim të negociatave.
Sipas zyrtarit, Trumpi nuk ishte i kënaqur pikërisht për këtë arsye.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Wales, deklaroi se SHBA-ja nuk negocion përmes mediave dhe se vijat e kuqe janë bërë të qarta.
Një marrëveshje e mëparshme e vitit 2015 mes Iranit dhe disa vendeve, përfshirë SHBA-në, kishte kufizuar ndjeshëm programin bërthamor të Iranit, të cilin Teherani e ka cilësuar vazhdimisht si paqësor dhe civil. Por kjo marrëveshje u prish pasi Trump u tërhoq.
Rubio thotë se Ngushtica e Hormuzit është ekuivalenti i një arme bërthamore ekonomike
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka thënë se Ngushtica e Hormuzit është ekuivalenti i një arme bërthamore ekonomike që Irani po përpiqet ta përdorë kundër botës.
"Ata po mburren se si mund të mbajnë peng 25% ose 20% të energjisë botërore", ka thënë Rubio.
"Imagjinoni sikur të njëjtët njerëz të kishin qasje në një armë bërthamore", ka thënë Rubio për Fox News.
Rubio ka shtuar se lidershipi i Iranit është thellësisht i përçarë dhe ende po ndjek një qasje të ashpër ndaj qeverisjes.
"Ata janë të gjithë të linjës së ashpër që e kuptojnë se duhet të drejtojnë një vend dhe një ekonomi, dhe ka të tillë që janë plotësisht të motivuar nga teologjia", ka shtuar Rubio.
Administrata Trump duket se nuk do të pranojë ofertën e fundit të Iranit për t'i dhënë fund luftës dhe për të rihapur Ngushticën e Hormuzit nëse SHBA-ja heq bllokadën ndaj porteve të tij.
Refuzimi i SHBA-së për këtë propozimi sipas burimeve lidhet me pikën e cila kërkon që diskutimet mbi programin bërthamor të Republikës Islamike të shtyhen.
Trumpi ka shkruar të martën në “Truth Social” se Irani e kishte njoftuar se ndodhet në “gjendje kolapsi”. Mirëpo ai nuk ka treguar se si e kishte marrë këtë njoftim.
Trump: Irani na informoi se është në gjendje kolapsi
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Irani e kishte informuar se ndodhej në një “gjendje kolapsi” dhe po përpiqej të rregullonte situatën e udhëheqjes së tij, ndërsa përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit vazhdojnë të mbeten në ngërç, pasi presidenti amerikan është shprehur i pakënaqur nga planet më të fundit të Teheranit.
Propozimi më i fundit i Iranit për zgjidhjen e luftës dy-mujore kërkon ndër të tjera të lihet mënjanë diskutimi për programin e tij bërthamor ndërkohë që konflikti duhej të përfundonte dhe të zgjidheshin mosmarrëveshjet për transportin detar nga Gjiri.
Mirëpo Trumpi dëshiron që çështjet bërthamore të trajtohen që në fillim, ka thënë një zyrtar amerikan i informuar mbi takimin e Trumpit me këshilltarët e tij të hënën.
“Irani sapo na informoi se është në një ‘Gjendje Kolapsi’. Ata duan që ne të ‘hapim Ngushticën e Hormuzit’ sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa përpiqen të rregullojnë situatën e udhëheqjes së tyre (që besoj se do të arrijnë ta bëjnë!)”, ka shkruar Trumpi të martën në Truth Social.
Trumpi nuk e ka sqaruar në rrjetet sociale se si Irani mund ta kishte komunikuar këtë mesazh.
Ndëkohë, liderët e Gjirit janë takuar personalisht në Arabinë Saudite të martën për herë të parë që kur shtetet e tyre u bënë një front në luftën me Iranin.
Një zyrtar i Gjirit ka thënë se takimi synonte të hartonte një përgjigje ndaj mijëra sulmeve me raketa dhe dronë nga Irani që nga nisja e luftës nga SHBA-ja dhe Izraeli kundër Iranit më 28 shkurt.
Sulmet janë zvogëluar që nga armëpushimi i 8 prillit, megjithëse kryeqytetet e Gjirit mbeten të kujdesshme ndaj rikthimit të mundshëm të sulmeve.
Marrëveshja e mëparshme bërthamore e Iranit me Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera në vitin 2015 kufizoi ndjeshëm programin e tij bërthamor, të cilin ai prej kohësh ka thënë se është për qëllime paqësore dhe civile. Por ajo marrëveshje është rrëzuar kur Trumpi u tërhoq në mënyrë të njëanshme gjatë mandatit të tij të parë.
Shpresat për ringjalljen e përpjekjeve për paqe në një konflikt që ka vrarë mijëra njerëz, ka tronditur tregjet e energjisë dhe ka ndërprerë rrugët globale të tregtisë, janë zbehur pasi Trumpi fundjavën e kaluar anuloi një vizitë të të dërguarit të tij special Steve Witkoff dhe dhëndrit të tij Jared Kushner në Pakistanin ndërmjetës.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, udhëtoi disa herë drejt dhe nga Islamabadi gjatë fundjavës. Ai gjithashtu vizitoi Omanin dhe të hënën shkoi në Rusi, ku u takua me presidentin Vladimir Putin dhe mori fjalë mbështetjeje nga aleati i kahershëm.