Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përsëritur të mërkurën se “nuk është i lumtur me NATO-n, për atë që ka bërë me Grenlandën” dhe për refuzimin që t’i ndihmojnë me Iranin.
Ai ka folur në veçanti edhe për shtetet që kanë refuzuar të ndihmojnë. Këtu ka theksuar Spanjën të cilën e ka quajtur të tmerrshme. Madje ka bërë thirrje për shkëputje të raporteve tregtare me të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Spanja është partnere e tmerrshme në NATO. Ata nuk marrin pjesë, ata nuk paguajnë. Nuk dua asgjë që ka të bëjë me Spanjën. Shkëputni të gjithë tregtinë me Spanjën, përfshirë vizitat. Nuk duam asgjë. Le t’i shohim tek vrapojnë për t’u kthyer”, ka thënë ai në ditën e dytë të Samitit të NATO-s në Ankara.
Për Grenlandën ai ka thënë se NATO-ja nuk e ka trajtuar mirë SHBA-në. tek ka shprehur zhgënjim, Trumpi ka thënë se “Grenlanda është problem i madh” duke shtuar se SHBA-ja po paguan shumë për t’i mbrojtur shtetet nga Rusia e s’po merr asgjë në këmbim.