Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka rritur edhe më tej presionin ndaj NATO-s për Grenlandën, në një mesazh drejtuar kryeministrit të Norvegjisë, ku paralajmëroi se “nuk ndihem më i detyruar të mendojë vetëm për paqen”, pasi iu mohua Çmimi Nobel për Paqen.
Sipas mediave norvegjeze, presidenti SHBA-së kërkoi sërish që Grenlanda t’i dorëzohet Amerikës duke argumentuar se Danimarka nuk është në gjendje ta mbrojë atë nga Rusia dhe Kina, në një letër drejtuar kryeministrit norvegjez, Jonas Gahr Store.
“Kam bërë për NATO-n më shumë se çdo person tjetër që nga themelimi i saj, dhe tani NATO duhet të bëjë diçka për Shtetet e Bashkuara”, thuhet në letrën të cilën ai e ka dërguar.
Trumpi ka ndërmarrë hapin e jashtëzakonshëm për të lidhur dëshirën e tij për marrjen e Grenlandës nga Danimarka me faktin se nuk iu dha Çmimin Nobel për Paqen, të cilin ai e ka deklaruar vazhdimisht se e meriton.
“I dashur Jonas: Duke qenë se vendi yt vendosi të mos më japë Çmimin Nobel për Paqen për faktin se i kam ndalur tetë luftëra e më shumë, nuk ndihet më i detyruar të mendoj vetëm për paqen, edhe pse ajo do të mbetet gjithmonë mbizotëruese, port tani mund të mendoj edhe për atë që është e mirë dhe e drejtë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet të ketë shkruar Trumpi në letër.
Kryeministrin norvegjez tha gjithashtu se i ka shpjeguar vazhdimisht Trumpit se është “gjerësisht e njohur” që qeveria norvegjeze nuk vendos se kush e fiton Çmimin Nobel për Paqen.
Trumpi tutje ka vazhduar me deklarimet se Danimarka pretendon se e zotëron Grenlandën “vetëm sepse një anije zbarkoi atje qindra vjet më parë”, dhe se nuk ka dokumente të shkruara mbi pronësinë.
“Është vetëm fakti që një anije zbarkoi atje qindra vjet më parë, por edhe ne kemi pasur anije që kanë zbarkuar atje. Kam bërë më shumë për NATO-n se çdo person tjetër që nga themelimi i saj, dhe tani NATO duhet të bëjë diçka për Shtetet e Bashkuara. Bota nuk është e sigurt përveçse nëse ne kemi kontroll të plotë mbi Grenlandën”, ka shkruar tutje ai.
Thuhet se letra është shkruar nga Trumpi dhe më pas është shpërndarë nga stafi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare tek disa ambasadorë evropianë në Washington.
Kryeministri norvegjez e ka konfirmuar se letra është e vërtetë.
Letrën e ka shpërndarë edhe gazetari amerikan Nick Shcifrin.

NEW: @potus letter to @jonasgahrstore links @NobelPrize to Greenland, reiterates threats, and is forwarded by the NSC staff to multiple European ambassadors in Washington. I obtained the text from multiple officials:
— Nick Schifrin (@nickschifrin) January 19, 2026
Dear Ambassador:
President Trump has asked that the…