Udhëheqësit e NATO-s kanë rënë dakord të mërkurën për një rritje masive të shpenzimeve të mbrojtjes pas presionit nga presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe shprehën "angazhimin e tyre të palëkundur" për t'i ardhur në ndihmë njëri-tjetrit nëse sulmohen.
Në një takim me kryeministrin holandez, Dick Schoof, Trumpi e ka përshkruar samitin si "fantastik".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka shtuar se samiti ishte "një sukses i madh".
32 udhëheqësit miratuan një deklaratë përfundimtare të samitit ku thuhej se "Aleatët angazhohen të investojnë 5% të BPB-së çdo vit në kërkesat thelbësore të mbrojtjes, si dhe në shpenzimet që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë deri në vitin 2035 për të siguruar detyrimet tona individuale dhe kolektive".