Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të takohet me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer në rezidencën e tij të enjten, teksa vizita shtetërore e tij kalon nga parada mbretërore në bisedime politike.
Udhëheqësit parashihet të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit.
Gjatë një organizimi mbretëror të mërkurën në mbrëmje, Trumpi u ka thënë mbretërorëve të mbledhur se vizita e dytë shtetërore ishte një nga "nderimet më të larta të jetës së tij, ndërsa Mbreti vlerësoi "angazhimin personal të presidentit për të gjetur zgjidhje për disa nga konfliktet më të vështira në botë".
Trumpi u prit të mërkurën në Windsor nga Mbreti, Mbretëresha dhe një sërë anëtarësh të lartë të familjes mbretërore.
Trumpi për lidhjen SHBA- Britani: S’ka partneritet më të natyrshëm në botë
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministri britanik Keir Starmer kanë nënshkruar marrëveshje partneriteti mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe shkencës gjatë ditës së dytë të vizitës shtetërore në Britani.
Të dy udhëheqësit zhvilluan një takim dypalësh në Chequers, pronën e kryeministrit në Buckinghamshire në veri të Londrës.
Ata gjithashtu morën pjesë në një pritje me udhëheqës biznesi, ku njoftuan partneritetin të ri midis dy kombeve me qëllim forcimin e inovacionit teknologjik në të dy vendet.
Starmer tha se marrëveshja përfshin investime nga kompani të shumta shkencore dhe teknologjike, me një total prej 204 miliardë dollarësh përtej Atlantikut, duke krijuar 15,000 vende pune në dekadën e ardhshme.
Ai shtoi se marrëveshja përfshin investime nga kompani amerikane si Microsoft, Citigroup, Boeing, Amazon dhe Blackstone, dhe kompani britanike si BP, GSK, Rolls Royce dhe AstraZeneca.
Gjithashtu u arrit një marrëveshje për të ndërtuar reaktorë bërthamorë më të përparuar në Britani.
Trumpi takohet me Starmerin
Presidenti amerikan, Donald Trump, është takuar të enjten me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer, në rezidencën e tij Chequers.
Dy liderët prite të zhvillojnë bisedime për një sërë çështjesh me rëndësi, përfshirë luftërat në Ukrainë dhe Gazë.
Takimi Trump-Starmer vjen një ditë pasi presidenti amerikan u takuar me Familjen Mbretërore, në kuadër të vizitë së tij të dytë shtetërore në Britani.