Revista prestigjioze “Time” i ka kushtuar numrin e nëntorit kryesisht politikës së jashtme të presidentit amerikan, Donald Trump.
Në ballinën e revistës shfaqet portreti i tij, teksa përveç titullit kryesor “Bota e Trumpit”, tre tituj që kanë të bëjnë me diplomacinë e shoqërojnë atë.
“Marrëveshja e Gazës”, “Lufta për Tajvanin” dhe “Loja e pushtetit e Putinit”, janë titujt e tjerë.
“Mbrëmjen e së shtunës, më 4 tetor, presidenti Donald Trump i telefonoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për t'i dhënë fund luftës në Gazë. Netanyahu kundërshtoi, por Trump nuk e pranoi, ka thënë ai për TIME në një intervistë të re. Trumpi nuk mund ta mbështeste më Netanyahun, tha ai, nëse kryeministri nuk e nënshkruante paktin. Marrëveshja shënoi një moment historik në përpjekjen e vazhdueshme të Trumpit për të riformësuar Lindjen e Mesme moderne - dhe erdhi së bashku me marrëdhëniet e tij në rritje me Putinin, si dhe tensionet në rritje me Kinën”, ka shkruar Times.
