E përditësuar (10:21) - Gazetarja australiane goditet me plumb gome në Los Angeles

Një korrespondente australiane lajmesh që raportonte nga protestat në Los Angeles është goditur nga ajo që duket të jetë një plumb gome nga forcat e rendit.

Lauren Tomasi, me Channel Nine të Australisë, po transmetonte drejtpërdrejt kur u godit në këmbë nga plumbi jo-vdekjeprurës, raporton BBC.

Një oficer i zbatimit të ligjit mund të shihet duke u kthyer drejt kamerave të lajmeve dhe duke qëlluar përpara se Tomasi të goditej.

VIDEO


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se protestuesit në Los Angeles po bëhen shumë agresivë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Truth Social” Trumpi ka bërë thirrje për t’i dhënë fund protestave dhe për goditje ndaj demonstruesve. 

“Mos i lini këta banditë t’ia mbathin pa u ndëshkuar. Bëjeni Amerikën përsëri të madhe… Duket shumë keq në Los Angeles. Sillini trupat! Arrestoni njerëzit me maskë, tani”, ka shkruar ai.

Shefi i policisë së Los Angelesit, Jim McDonnell, ka thënë se po rivlerësohet situata lidhur me dërgimin e trupave atje. 

Policia e Los Angelesit u ka bërë thirrje protestuesve të largohen menjëherë.

60 të arrestuar dhe tre oficerë policie të plagosur në San Francisko

2 o. më parë / 9 qer 2025 12:32
Los Angeles

Photo: Associated Press

Rreth 60 persona, përfshirë të mitur, janë arrestuar dhe tre oficerë policie janë plagosur pas trazirave në San Francisko të dielën, ka konfirmuar forca policore e qytetit.

Forca ka njoftuar se individët në një grup në rrugët Sansome dhe Washington u bënë "të dhunshëm" rreth orës 19:00 me kohën amerikane, duke kryer krime që variojnë nga sulmi deri te vandalizmi i rëndë dhe dëmtimi i pronës, raporton The Guardian.

“Dy oficerë pësuan lëndime jo kërcënuese për jetën dhe njëri u transportua në një spital lokal për ndihmë të mëtejshme mjekësore. Grupi i mbetur vazhdoi drejt rrugëve Market dhe Kearny ku individët vandalizuan ndërtesat dhe një automjet patrullimi të SFPD-së, ndërsa të tjerët u ndanë dhe vazhduan të vandalizonin pronën”, ka njoftuar policia. 

Oficerët kanë ndaluar individë që refuzonin të shpërndaheshin pasi një grup i vogël vazhdoi në bllokun 200 të rrugës Montgomery, duke refuzuar të largohej nga zona. 

Në vendngjarje është sekuestruar një armë zjarri.

Guvernatori i Kalifornisë e quan “të paligjshme” vendosjen e Gardës Kombëtare në Los Angeles

2 o. më parë / 9 qer 2025 12:01
Në një intervistë me MSNBC, Neësom ka thënë se planifikon të padisë administratën për vendosjen, duke shtuar se Trumpi "ka krijuar kushtet" rreth protestave.

Photo: Associated Press

Trupat e Gardës Kombëtare të Kalifornisë janë vendosur në rrugët e Los Angelesit të dielën për të ndihmuar në shuarjen e protestave kundër bastisjeve ndaj imigrantëve, me vendim të presidentit Donald Trump.

Guvernatori demokrat i shtetit, Gavin Newsom, e ka quajtur vendimin të paligjshëm, raporton Reuters.

Policia po vazhdon të kryejë arrestime pas dhjetëra të arrestuarve në dy ditët e para të protestë, kanë njoftuar oficerët e policisë së Los Angelesit në një konferencë për shtyp.

Trupat e Gardës Kombëtare ruajtën ndërtesat e qeverisë federale, ndërsa policia dhe protestuesit u përleshën në demonstrata të ndara.

Policia e Los Angelesit ka shpallur disa tubime si "mbledhje të paligjshme", duke akuzuar disa protestues se hodhën predha betoni, shishe dhe sende të tjera drejt policisë.

Pamjet e publikuara në media tregonin disa automjete të përfshira në flakë në një rrugë në qendër të qytetit të dielën në mbrëmje.

Grupe protestuesish, shumë prej të cilëve mbanin flamuj meksikanë dhe pankarta që denonconin autoritetet amerikane të imigracionit, u mblodhën në vende të ndryshme rreth qytetit.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka thënë se i kërkoi administratës Trump të tërhiqte urdhrin e saj për të vendosur 2,000 trupa të Gardës Kombëtare në qarkun e Los Angelesit, duke e quajtur atë të paligjshëm.

Në një intervistë me MSNBC, Newsom ka thënë se planifikon të padisë administratën për vendosjen, duke shtuar se Trumpi "ka krijuar kushtet" rreth protestave.

Newsom ka akuzuar Trumpin se po përpiqet të prodhojë një krizë dhe të shkelë sovranitetin shtetëror të Kalifornisë. 

"Këto janë akte të një diktatori, jo të një presidenti", ka shkruar ai në një postim në X.

Si arriti Trumpi të mobilizojë Gardën Kombëtare në Los Angeles?

3 o. më parë / 9 qer 2025 11:02
Garda Kombetare

Photo: Associated Press

Rreth 2,000 trupa të Gardës Kombëtare janë vendosur në Los Angeles nga qeveria federale, kundër dëshirës së guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka sugjeruar gjithashtu se mund të vendosë Trupat e Marinës për t'iu përgjigjur protestave.

Trumpi ka përdorur një ligj që thotë se vendosja e Gardës Kombëtare mund të federalizohet nëse SHBA-ja "pushtohet ose është në rrezik pushtimi nga një komb i huaj”, "ka një rebelim ose rrezik rebelimi" kundër qeverisë, ose "presidenti nuk është në gjendje me forcat e rregullta të zbatojë ligjet e Shteteve të Bashkuara", raporton BBC.

TrumpI ka thënë se protestat përbëjnë një rebelim kundër qeverisë federale.

Ekziston edhe një mekanizëm tjetër që mundëson vendosjen e Gardës Kombëtate: Akti i Kryengritjes i vitit 1807.

Presidenti nuk e përdori Aktin e Kryengritjes për të thirrur trupat e Gardës Kombëtare në Los Angeles - por ai mund të përdoret nga presidentët për të aktivizuar ushtrinë për t'iu përgjigjur trazirave të brendshme.

Ligji i shekullit të 19-të do të thotë që një president mund të përdorë personel ushtarak në detyrë aktive për të kryer detyra të zbatimit të ligjit në SHBA.

Është përdorur disa herë: një herë nga Abraham Lincoln gjatë Luftës Civile të SHBA-së, përsëri nga Ulysses S Grant kundër një vale dhune raciste të kryer nga Ku Klux Klan, dhe nga Dwight Eisenhower për të mbrojtur nxënësit me ngjyrë që përpiqeshin të ndiqnin shkollën në Arkansas gjatë lëvizjes për të drejtat civile.

U përdor për herë të fundit në vitin 1992 gjatë trazirave në Los Angeles, të cilat pasuan lirimin nga akuzat të katër oficerëve të bardhë të policisë për rrahjen e Rodney King, një burri me ngjyrë.