Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Irani nuk ka asnjë shans dhe se kurrë nuk e ka pasur.
Duke folur gjatë një ngjarjeje në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi ka ripërsëritur se Irani nuk mund të lejohet të ketë armë bërthamore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Irani nuk ka asnjë shans. Kurrë nuk ka pasur. Ata e dinë këtë”, ka deklaruar presidenti amerikan.
"Nuk mund ta lejojmë Iranin të ketë një armë bërthamore”, ka shtuar ai.
Trumpi po ashtu ka thënë se nëse SHBA-ja nuk do të ishte përfshirë në konflikt "do të kishim pasur një Iran me armë bërthamore".
"Ndoshta nuk do të ishim të gjithë këtu tani", ka shtuar ai.
Presidenti ka deklaruar po ashtu se SHBA-ja “e ka mundur keq (Iranin)”, duke shtuar se Irani është “reduktuar në anije të vogla me një mitraloz në ballë”.
OKB-ja, SHBA-ja dhe BE-ja vendosën sanksione të gjera ekonomike ndaj Iranit që nga viti 2010, për shkak të dyshimeve se programi i tij bërthamor po përdorej për të zhvilluar një bombë. Irani thotë se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime civile.