Një burrë ka therur me thikë tre persona në qytetin e vogël të Wolmirstedtit në Gjermani, para se policia ta vriste, kanë njoftuar autoritetet gjermane të shtunën.
Tre personat e therur janë në gjendje të rëndë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProkuroria shtetërore nga qyteti i Magdeburgut ka thënë se sulmuesi fillimisht ka therur një të ri në një lokacion tjetër, e më pas ka sulmuar persona të tjerë teksa kalonte pranë një shtëpie ku kishte festë me rastin e fillimit të Evropianit.
“Grupi ishte duke parë ndeshjen në një shtëpi private ku i gjeti sulmuesi. Policia reagoi shpejt dhe vrau sulmuesin”, thuhet në deklaratë, siç raportohet nga agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Hetimet për motivet e mundshme të sulmit janë duke vazhduar.
Disa ditë më herët, një person me prejardhje afgane theri me thikë një polic në Mannheim. Polici më vonë vdiq në spital.