Katër pedagogë në një kolegj amerikanë në Kinë janë therur me thikë derisa vizitonin një park publik.
CNN ka raportuar të martën se autoritetet kineze ende s'e kanë adresuar sulmin, e viktimat u filmuan të shtrirë përtokë dhe kishin lëndime të lehta trupore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta janë pedagogë të kolegjit Cornell College nga Iowa në Kinë.
Detajet e sulmit, duke përfshirë motivin dhe identitetin e sulmuesit nuk janë bërë të ditura.
Përfaqësuesi i shtetit të Iowas, Adam Zabner, ka deklaruar se edhe vëllai i tij, David Zabner, është në mesin e të plagosurve. Ai tha se vëllai mori trajtim mjekësor dhe gjendja e tij është e mirë.
“Ne kemi qenë në kontakt me katër edukatorët dhe po i ndihmojmë gjatë kësaj periudhe”, ka deklaruar presidenti i kolegjit, Jonathan Brand.