Të paktën 73 palestinezë kanë mbetur të vdekur si rezultat i të shtënave nga ushtria izraelite, teksa po prisnin për ndihmat humanitare në pikat e shpërndarjes përgjatë Rripit të Gazës, të dielën, ka raportuar AP.
Numri më i madh i viktimave ishte në veri të Gazës, ku të paktën 67 palestinezë u vranë përderisa përpiqeshin t’i merrnin ndihmat që po hynin përmes pikës kufitare Zikim me Izraelin, bazuar në dëshminë e zyrtarëve shëndetësorë lokalë.
Krahas kësaj, më shumë se 150 persona kanë mbetur të plagosur, ku disa prej tyre ndodhen në gjendje kritike.
Pjesa më e madhe e enklavës është shndërruar në shkretëtirë gjatë më shumë se 21 muajve të luftës dhe se ka shqetësime për rëndimin e krizës humanitare.
Izraeli e kishte vendosur një bllokadë totale të ndihmave për 11 javë rresht, duke filluar në muajin mars, dhe se pavarësisht sasisë së vogël të ushqimit, karburantit dhe furnizimeve mjekësore që u lejuan të hyjnë që nga maji, nuk ka ndonjë përparim konkret në lehtësimin e urisë ekstreme.
-
Të paktën 61 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit
-
Të paktën 10 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës
-
Të paktën 18 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
-
Shkon në 111 numri i palestinezëve të vrarë në 24-orët e fundit
-
Të paktën 46 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite