Sulmet ajrore izraelite të brenda një nate kanë lënë të vdekur mbi 60 persona në Rripin e Gazës, ka njoftuar të premten agjencia për mbrojtjen civile e territorit palestinez.
Sulmet e intensifikuara përgjatë pjesës veriore të Gazës, po vazhdojnë në kohën kur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka vizituar shtetet e Gjirit Persik në kuadër të turneut të tij në rajon, raporton The Guardian.
Bllokada humanitare e Izraelit në Gazë, ka hyrë zyrtarisht në muajin e tretë. Të enjten, presidenti amerikan bëri të ditur se dëshiron që SHBA-ja ta “shndërroj” territorin e shkatërruar në “një zonë të lirisë”.
Deklaratat e Trumpit rikthejnë planin e tij fillestar të parashtruar në muajin shkurt, që rrjedhimisht përfshinte vendosjen e Rripit të Gazës nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara, si mënyrë për ta rindërtuar enklavën palestineze dhe për ta kthyer në qendër të biznesit.
Plani implikonte shpërnguljen e të gjithë popullatës 2.3 milionëshe nga territori, teksa nxiti kundërshtime dhe kritika nga liderë të ndryshëm botërorë.