Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën 14 të vrarë nga sulmet e Izraelit mbi Liban

Liban

Foto: Associated Press

Të paktën 14 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e sulmeve që ushtria izraelite ka kryer të enjten në qytetin e katërt më të madh të Libanit, ndaj caqeve të grupit militant Hezbollah. 

Në mesin e të vrarëve janë gra dhe fëmijë si dhe një ushtar libanez. Sipas ministrisë libaneze të Shëndetësisë, dhjetëra të tjerë janë plagosur. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë, një ushtar izraelit është vrarë në një sulm me dronë të Hezbollahut në Izraelin verior, ka njoftuar ushtria izraelite. 

Sulmet erdhën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi një zgjerim të operacionit tokësor pas sulmeve me dronë të Hezbollahut ndaj trupave që pushtuan një pjesë të Libanit jugor dhe ndaj civilëve në veri të Izraelit. 

Të mërkurën, Forcat Mbrojtëse të Izraelit u kishin kërkuar banorëve të lëviznin në veri të lumit Zahrani, rreth 40 km nga kufiri. 

Ushtria izraelite ka thënë se do të vepronte "me forcë ekstreme", duke akuzuar Hezbollahun për shkelje të përsëritura të armëpushimit. Urdhri i evakuimit i së mërkurës ishte më i madhi që kur armëpushimi hyri në fuqi më 17 prill, duke mbuluar rreth 14% të territorit libanez.