Udhëheqësi taleban ka ndaluar internetin me fibra optike në një provincë afgane, për të "parandaluar imoralitetin", ka thënë të martën një zëdhënës i administratës.
Është hera e parë që një ndalim i këtij lloji është vendosur që kur talebanët morën pushtetin në gusht 2021 dhe vendimi i lë zyrat qeveritare, sektorin privat, institucionet publike dhe shtëpitë në provincën veriore të Balkh pa internet Wifi. Megjithatë, interneti celular mbetet funksional, raporton AP.
Haji Attaullah Zaid, një zëdhënës i qeverisë provinciale, ka thënë se nuk kishte më qasje në internet kabllor në Balkh me urdhër të një "ndalim të plotë" nga udhëheqësi, Hibatullah Akhundzada
"Kjo masë u mor për të parandaluar imoralitetin dhe do të ndërtohet një alternativë brenda vendit për nevojat", ka thënë Zaid për Associated Press.
Ai nuk ka dhënë informacione të mëtejshme, duke përfshirë pse Balkh zgjidhi ndalimin ose nëse mbyllja do të përhapet në provinca të tjera.
Autoritetet afgane ndonjëherë pezullojnë rrjetin e telefonisë celulare për arsye sigurie, zakonisht gjatë festave fetare, për të parandaluar shpërthimet e pajisjeve shpërthyese.