Kryeministri në detyrë i Tajlandës, Phumtham Wechayachai ka paralajmëruar se përplasjet mes shtetit që përfaqëson dhe Kamboxhias, të cilat kanë shkaktuar të paktën 16 viktima dhe kanë zhvendosur dhjetëra mijëra njerëz në të dyja vendet, mund të përshkallëzohen në luftë.
Ai deklaroi se në luftime tashmë po përdoren armë të rënda dhe përleshjet janë përhapur në 12 zona përgjatë kufirit.
Tajlanda ka akuzuar forcat kamboxhiane se kanë qëlluar drejt zonave të banuara. Nga ana tjetër, Kamboxhia e ka akuzuar Tajlandën për përdorim të bombave kasetore, të cilat janë të ndaluara në pjesën më të madhe të botës për shkak të rrezikut që paraqesin për civilët.
Ministria e Brendshme e Tajlandës ka bërë të ditur se mbi 100.000 njerëz nga katër provinca kufitare janë larguar në 300 zona. Autoritetet e Kamboxhias nuk i kanë publikuar të dhënave e tyre.
