Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulmet izraelite vrasin 10 persona në Liban, përfshirë një fëmijë

liban

Foto: Associated Press

Ministria e Shëndetësisë e Libanit ka thënë se sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor të premten vranë 10 persona, përfshirë gjashtë ndihmës mjekësorë dhe një vajzë siriane. Sulmet  nuk janë ndalur pavarësisht armëpushimit të brishtë të ndërmjetësuar nga SHBA në luftën Izrael-Hezbollah.

Sulmi i parë goditi fshatin Hanouiyeh, duke vrarë katër ndihmës mjekësorë që punonin për Shoqatën Islamike të Shëndetit të Hezbollahut dhe duke plagosur dy të tjerë, njoftoi ministria.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një tjetër sulm në fshatin Deir Qanoun al Nahr vrau gjashtë persona, përfshirë një fëmijë sirian dhe dy ndihmës mjekësorë, raportoi AP. 

Ministria e Shëndetësisë theksoi se dy sulmet ishin "shkelje" e të drejtës ndërkombëtare.

Të enjten, Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi 169 sulme të konfirmuara ndaj punonjësve dhe objekteve të kujdesit shëndetësor në Liban, që rezultuan në 116 vdekje, që nga fillimi i luftës së fundit Izrael-Hezbollah.