Botë

Sulmet e fundit ruse në Ukrainë – Polonia dhe Rumania ngrenë avionët luftarakë në ajër

F-16

Foto: Associated Press

Avionë polakë dhe aleatë janë ngritur herët të mërkurën në ajër për të siguruar hapësirën ajrore polake, pasi Rusia nisi sulme ajrore që synonin Ukrainën perëndimore pranë kufirit me Poloninë, kanë thënë forcat e armatosura të vendit anëtar të NATO-s.

“Çifte avionësh luftarakë me reagim të shpejtë dhe një avion paralajmërues i hershëm janë ngritur në ajër, dhe sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore dhe të mbikëqyrjes me radar kanë arritur gjendjen më të lartë të gatishmërisë", ka thënë komanda operative në një postim në X.

Rumania po ka ngritur në ajër avionë luftarakë të mërkurën kur një dron shkeli hapësirën e saj ajrore, gjatë një sulmi rus ndaj infrastrukturës ukrainase pranë kufirit, ka njoftuar ministria rumune e Mbrojtjes.

Shteti i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, i cili ndan një kufi prej 650 km me Ukrainën, ka parë fragmente të dronëve rusë të rënë në territorin e saj në mënyrë të përsëritur, ndërsa Moska sulmon infrastrukturën portuale ukrainase përtej lumit Danub nga Rumania.

Ministria ka thënë se radari fillimisht kapi sinjalin e një droni 8 km brenda hapësirës ajrore kombëtare pranë fshatrave Periprava dhe Chilia Veche në Qarkun Tulcea.

Ministria ka shtuar se Rumania ka ngritur në ajër dy Eurofighter - pjesë e misioneve gjermane të policimit ajror në Rumani, dhe më vonë dy avionë luftarakë rumunë F-16 dhe paralajmëroi qytetarët në qarqet juglindore të Tulcea dhe Galati të strehoheshin.

Nëntë të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë, thotë Zelensky

1 o. më parë / 19 nën 2025 09:08
Ukraine

Photo: Associated Press

Të paktën nëntë persona janë vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë gjatë natës të së martës, ka bërë të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Rusia ka lëshuar më shumë se 470 dronë dhe 47 raketa në "sulmin e paturpshëm", ka shkruar Zelensky në një postim në Telegram.

Tri lagje të qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, kianë goditur nga një sulm masiv me dronë i cili plagosi më shumë se 30 persona, përfshirë fëmijë. 

Fotot e postuara në internet treguan ndërtesa dhe vetura në flakë.

Ndërprerjet e energjisë elektrike po prekin një numër rajonesh në të gjithë vendin, ka njoftuar ministria e Energjisë e Ukrainës.

Si pasojë e sulmeve të fundit ruse të cilat kanë synuar edhe pjesën perëndimore të Ukrainës, Polonia dhe Rumania kanë njoftuar se kanë ngritur në ajër avionët e tyre luftarakë.